Zyrtare: Timo Werner kthehet në shtëpi, sulmuesi firmos me Leipzig

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Timo Werner kthehet në shtëpi dhe është lojtari më i ri i RB Leipzig në Bundesligën gjermane.

Qendërsulmuesi është larguar përfundimisht nga Chelsea, ku nuk arriti të lërë dot shenjë gjatë 2 viteve të fundit, dhe rikthehet në kampionatin gjerman, aty ku spikati pikërisht me fanellën e Leipzig.

Werner ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2026 me klubin gjerman dhe shpreson të rigjejë sërish formën e dikurshme në Bundesligë. / Oversport.tv

Foto: RB Leipzig Twitter

You may also like