Zyrtare/ Teuta nuk humbet kohë, rikthen në stol Edi Martinin

by admin
Spread the love

Pas largimit të Bledi Shkëmbit, Teuta nuk humbet më shumë kohë dhe emëron trajnerin e ri. Në krye të stolit durrsak u zyrtarizua rikthimi i trajnerit që e shpalli kampion në sezonin 2020-2021, Edi Martini.

Ka qenë vetë klubi i Teutës që me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka bërë publik lajmin. Në të iu urua mirëseardhja Edi Martnit i cili që nga sot do të jetë zyrtarisht trajneri i ri i Teutës.

Kjo është hera e katërt që Edi Martini ulet në stolin e Teutës. Më parë përveç titullit kampion, Martini ka fituar edhe Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë me Teutën. Edi Martini bëhet kështu trajneri i tretë i Teutës në këtë sezon, pasi më parë drejtimin e ekipit e kishin edhe Renato Arapi dhe Bledi Shkëmbi. /oversport.tv

 

You may also like