Zyrtare: Sindrit Guri bashkohet me koloninë shqiptare tek Istanbulspori

by admin
Spread the love

Sindrit Guri ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij në Turqi dhe sot është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Istanbulsporit, skuadër që militon në ligën e dytë turke.

Ndonëse kërkohej edhe nga disa klube të Superiores, sulmuesi shkodran ka vendosur që të bashkohet me koloninë shqiptare te klubi turk.

Kujtojmë që tek Istanbulspori aktivizohen edhe shqiptarët e tjerë: Eduard Rroca, Kristal Abazaj dhe Valon Et’hemi. /Oversport.tv

You may also like