FOKUS – OKB: Në Gaza çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre

by admin
Spread the love



NJU JORK, 5 maj /ATSH–AA/ – Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre në Rripin e Gazës në të cilin Izraeli vazhdon sulmet prej 7 muajsh.

Në një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale X të UNRWA-së thuhet se “Lufta në Gaza vazhdon të jetë një luftë kundër grave”.

“Në Gaza e cila ndodhet nën sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 10 mijë gra dhe rreth 19 mijë të tjera janë plagosur. Çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre”, thuhet në deklaratë.

“Kushtet janë të tmerrshme, mbi 155 mijë gra shtatzëna ose që ushqejnë fëmijët me gji sigurojnë qasje në mënyrë shumë të kufizuar në ujë dhe produktet e higjienës”, theksohet më tej në deklaratë.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama uron Pashkën ortodokse


You may also like