Zyrtare/ Phil Foden rinovon kontratën me Manchester City

by admin
Spread the love

Phil Foden ka rinovuar kontratën e tij me Manchester Cityn deri në sezonin 2027. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez me anë të një postimi në faqen zyrtare.

22-vjeçari konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit anglez, ku nuk kanë munguar as elozhet nga trajneri Pep Guardiola. Në një intervistë kohë më parë, Guardiola është shprehur se Foden është talenti më i madh që ka trajnuar ndonjëherë.

Deri më tani, Phil Foden ka fituar me Manchester Cityn 11 trofe. Në koleksionin e tij janë 4 Premier League, 1 FA Cup, 4 League Cups dhe 2 Community Shields. Pas rinovimit të kontratës kanë folur edhe të dyja palët që janë shprehur të lumtur për zgjatjen e bashkëpunimit. /oversport.tv

Foto: mancity.com

You may also like