Zyrtare: Një brazilian për mesfushën e Kukësit, zyrtarizohet afrimi i ri  

by admin
Spread the love

Kukësi nuk ndalet në merkato. Veri lindorët kanë zyrtarizuar një tjetër afrim. Këtë herë bëhet fjalë për brazilianin Agnaldo Moraes që ka firmosur me Kukësin një kontratë 2-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë verilindorët me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“WELCOME MORAES JUNIOR

Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori brazilian Agnaldo Moraes është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Moraes është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut ndërkohë që ka luajtur edhe me Kastriotin në Superiore. Në të shkuarën, ka qenë pjesë e ekipeve si RoPs, Molde e Vila Nova.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Moraes dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Moraes Junior”, shkruhej në postimin e Kukësit. /oversport.tv

You may also like