Zyrtare: Niko Kovac rikthehet në Gjermani, merr drejtimin e Wolfsburg

by admin
Spread the love

Wolfsburg ka gjetur edhe trajnerin që do të drejtojë ekipin në sezonin e ardhshëm. “Ujqërit” kanë zyrtarizuar se në stol do të ulet ish-trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare. Në të thuhej se Kovac ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin e Wolfsburg deri në vitin 2025.

50-vjeçari është rikthyer kështu në gjermani pas 2 vitesh që kaloi në Francë nën drejtimin e Monacos. Më parë në gjermani, trajneri kroat përveç Bayern Munich ka trajnuar edhe Eintrach Frankfurt, ndërsa ka qenë edhe trajneri i kombëtares kroate të futbollit. /oversport.tv

Foto: AS Monaco, Facebook

You may also like