Zyrtare: Nestor Lorenzo është trajneri i ri i Kolumbisë

by admin
Spread the love

Argjentinasi Nestor Lorenzo do të jetë trajneri i ri i kombëtares kolumbiane të futbollit. Lorenzo do të drejtojë “Cafeteros” për 4 vitet e ardhshme, duke synuar kualifikimin në Botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë në vitin 2026.

Trajneri 56-vjeçar zë vendin e Reinaldo Rueda, që nuk arriti të kualifikojë Kolumbinë në fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022.

Nestor Lorenzo, që si futbollist ka luajtur në finalen e Botërorit të vitit 1990 me Argjentinën, ka punuar edhe më parë me kombëtaren kolumbiane, sepse ka qenë asistent i trajnerit të parë në vitet 2012-2019. / Oversport.tv

Foto: Selección Colombia Twitter

You may also like