Zyrtare: Mohamed Salah shpallet futbollisti më i mirë i muajit tetor në Premierligë

by admin
Spread the love

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është shpallur futbollisti më i mirë i muajit tetor në Premierligën angleze.

Futbollisti egjiptian në katër ndeshje ka arritur të realizojë pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Salah shkëlqeu në derbin ndaj Manchester Unitedit, duke realizuar tregolësh dhe kontribuuar me asistim.

Kësisoj, Premierliga ka vendosur që Salahu të marrë çmimin si lojtari më i mirë i muajit tetor.

Ka qenë faqja e Premierligës, që ka publikuar një video të Salahut me golat e tij në muajin tetor, teksa edhe Liverpooli ka uruar yllin e skuadrës për këtë çmim.

Egjiptiani la prapa Ben Chilwell (Chelsea, 3 gola në 4 ndeshje), Maxwell Cornet (Burnley, 3 gola në 3 ndeshje), Philip Foden (Manchester City, 3 gola dhe 1 asistim në 4 ndeshje). /insporti.com/

You may also like