Zyrtare: Milionat bindin Kylian Mbappe, rinovon kontratën me PSG

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe rinovon me PSG dhe tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga kampionët e Francës. Në vijim pritet të ketë informacione të sakta mbi detajet e marrëveshjes.

Sulmuesi ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025 dhe do të përfitojë 120 milionë euro bonus nënshkrimi, si dhe 50 milionë euro pagë. PSG ndërkohë ia ka plotësuar kërkesën që të drejtat e imazhit t’i menaxhojë vetë të gjitha.

“Kam thënë gjithmonë se Parisi është shtëpia ime. Dua të fitoj shumë tituj këtu dhe të argëtohem si gjithmonë. Faleminderit të gjithëve”, ka deklaruar Mbappe para ndeshjes ndaj Metz. / oversport.tv

You may also like