Zyrtare/ Milano kandidon për finalen e Championsit 2026 ose 2027

by admin
Spread the love

Tani është zyrtare: qyteti i Milanos do të jetë kandidat për të organizuar finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2026 ose 2027.

Bashkia e ka miratuar rezolutën dhe tani pret 6 majin 2024, kur UEFA do të japë verdiktin përfundimtar.

Synimi për të aplikuar 10 vjet pas organizimit të finales së edicionit 2016 (e fituar nga Reali Madridit i Zidane në derbin me Atletico) ishte shpallur tashmë në verë nga kryebashkiaku, Beppe Sala, por tani ka marrë dritën jeshile përfundimtare.

Procesi i aplikimit, siç thuhet në rezolutë, “parashikon dërgimin e Dosjes së Aplikimit në UEFA nga Federata Italiane e Futbollit pas diskutimeve të thelluara me qytetin pritës kandidat, me afatet e treguara më poshtë:

– Deri më 15 nëntor 2023, dorëzohet dosja paraprake. Nëse dosja është e pamjaftueshme, aplikacioni mund të refuzohet që në këtë fazë;

– Deri më 21 shkurt 2024 dorëzohet  dosja e Ofertës Përfundimtare, e cila do të përmbajë detaje të mëtejshme nga ato të treguara në Dosjen e Ofertës Paraprake, si dhe çdo informacion dhe sqarim të mëtejshëm të kërkuar nga UEFA”.

Në verë, UEFA njoftoi se kishte marrë deklarata interesi nga 9 federata për të pritur finalet e garave evropiane të klubeve në 2026 ose 2027. Janë 8 ndeshje gjithsej: dy finalet e Champions League, dy finalet e Champions League për femra, dy finalet e Europa League dhe dy finalet e Ligës së Konferencës. Në atë kohë i vetmi qytet tjetër kandidat së bashku me Milanon ishte Budapesti./ Super Sport 


Top Channel

You may also like