Prej nesër deri të hënën transporti publik në Shkup përmes orarit të së dielës

by admin
Spread the love

Gjatë festave të Pashkëve, gjegjësisht nga nesër deri të premten – 3 maj deri të hënën 6 maj, transporti publik do të funksionojë sipas itinerarit të së dielës.

Siç informojnë nga NQP Shkup përjashtim do të kenë linjat 11, 11А, 18А, 32, 47А, 55, 56, 56А, 81, 118, 160 dhe 164, të cilët nesër do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës

“Nesër dhe të hënën më 5 dhe 7 maj deri në ora 14 do të jenë kudjestarë pikat për shitje të biletave në Qendrën transportuese edhe ajo në Gjorqe Petrov. Të shtunën të gjitha pikat e shitjes së biletave dhe qendrat për personalizim do të funksionojnë si zakonisht, ndërsa të dielën për të gjithë është ditë jopune”, informojnë nga NQP Shkup.

Teleferiku gjatë ditëve të festave nuk do të punojë vetëm të hënën, ditët tjera do të punojë si zakonisht, nga ora 10 deri në 20.

Nga NQP Shkup përkujtojnë se gjatë fundjavave dhe festave shtetërore shfrytëzimi i linjës 25 (Qendra transportuese – Vodno e Mesme është falas për të gjithë qytetarët.

MARKETING



You may also like