Zyrtare: Labinot Ibrahimi rikthehet në Superligë, transferohet te ky klub

by admin
Spread the love

Mbrojtësi me shumë përvojë nga Lipjani, Labinot Ibrahimi është prezantuar sot si futbollist i KF Malishevës, shkruan Insporti.com.

Ibrahimi është prezantuar nga presidenti në ambientet e klubit.

Ish-mbrojtësi i Prishtinës dhe Partizanit të Tiranës, në gjysmë sezon ishte pjesë e Arbërisë, klub që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Përvoja e Ibrahimit do ta ndihmojë skuadrën e trajnerit Arsim Thaçit drejt synimit për mbijetesë.

Më poshtë njoftimi i klubit:

Labi është një lojtar mjaft i gjithanshëm. Kryesisht luan si qendër mbrojtës, e po ashtu luan edhe si mbrojtës krahu. Shquhet për aftësitë e shkëlqyeshme në krosime, hap dhe energji. Për shkak të gjatësisë, pozicionimit dhe karakteristikave të tij fizike, Labi gjithashtu është shumë efektiv në ajër.

Ka patur një karrierë mjaft të bujshme në futbollin Kosovar dhe atë të Shqipërisë. Një përvojë e jashtëzakonshme edhe ne futbollin evropian, në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë. Ka filluar me FC Prishtinën pastaj ka luajtur për Partizanin e Tiranës, është rikthyer përsëri në FC Prishtina. Sezonin e fundit luajti në FC Arbëria.

Karriera e tij e deritashme është impresive

Kategoria Superiore (Liga e Shqipërisë): 153 ndeshje

Superliga e Kosovës: 46 ndeshje

Kupa e Shqipërisë: 25 ndeshje

Europa League: 9 ndeshje

UEFA Champions League: 6 ndeshje

Kupa e Kosovës: 6 ndeshje

Marrëveshja e arritur me Labin për sezonin 2021-2022, për FC Malishevën është më se e mirëseardhur dhe një shtytje për klubin tonë në sfidat që na presin.

Ne, në FC Malisheva i deshirojmë mirëseardhje Labit në klubin tonë dhe i deshirojmë shumë fat në jetë dhe karrierë” thuhet në njoftimin e Malishevës.

You may also like