Zyrtare: Kukësi pa trajner, largohet Diego Longo së bashku me stafin

by admin
Spread the love

Kukësi ka shpallur divorcin me trajnerin Diego Longo, pa mësuar ende nëse do të jenë në kupat e Europës apo jo. Verilindorët kanë dalë me komunikatë zyrtare, si më poshtë:

FK Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin!  Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo,  asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”. / oversport.tv

You may also like