Zyrtare/ Jo vetëm Sommer, Interi prezanton portierin e radhës

by admin
Spread the love

Pas Yann Sommer, për kartonin e të cilit pagoi 6 mln euro te Bayern Munchen, Interi ka siguruar edhe portierin e dytë.

Zikaltrit kanë arritur akordin me Sampdorian për huazimin me të drejtë blerjeje të Emil Adueros.

Portieri 26-vjeçar luante me Sampdorian prej vitit 2019, teksa më parë ka mbrojtur edhe portat e Juventusit dhe Venezias. Aduero ka dalë nga akademia e bardhezinjve të Juves.

Dy kultura, dy shpirtra, dy botë që takohen: qetësia e detit indonezian përzier me rezistencën dhe forcën e maleve në Piemonte. Cilësi që e kanë karakterizuar që në fëmijëri Emil Audero Mulyadi, portierin i ri të Interit“, lexohet në komunikatën zyrtare të nënkampionëve të Italisë.


Top Channel

You may also like