Zyrtare: Jep dorëheqje kryesia e Drenicës, pas pamundësisë së financimit të klubit

by admin
Spread the love

Kryesia e klubit “Drenica” ka dhënë dorëheqje, pas problemeve financiare të shfaqura te ky klub.

Faqja zyrtare e klubit të Drenicës ka njoftuar sonte (e mërkurë) se kryesia ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit.

Në njoftim është bërë e ditur se dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Kryesia e klubit sot, pas situatës të krijuar në klub ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit.

Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit.

Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbeshtetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara.

Kryesia falendëron Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe.

Me Respekt,

Kryetari, Mustaf Bajraktari”.

You may also like