Zyrtare: Hoti ndryshon ekip por jo qytet, firmos për një sezon me Partizanin

by admin
Spread the love

Engjell Hoti ndryshon ekip, por jo qytet. Fantazisti kosovar është lojtari më i ri i Partizanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në të shkruhej se Hoti ka nënëshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, por me opsion edhe për një tjetër vit. Kështu Partizani forcon ekipin në prag të sfidës që do të zhvillojë në Conference League.

“Zyrtare

Engjëll Hoti vishte i kuq

FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Engjëll Hotin. Fantazisti kosovar, ka firmosur sot me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në prag të fazës përgatitore që do të zhvillohet në Slloveni”, shkruhej në postimin e Partizanit. /oversport.tv

You may also like