Zyrtare: Haxhijaj prezantohet te skuadra e Onixit

by admin
Spread the love

Portieri i njohur, Visar Haxhijaj ditë më parë u largua nga Drenica, por sot u prezantua tek skuadra e re, KF Onix, njofton Insporti.

Lajmin e bëri të ditur vet Onix me anë të një postimi. Skuadra e Onix po përgatitet maksimalisht për stinorin pranveror, duke qenë mjaft aktive me transferime gjatë këtij afati kalimtar.

Njoftimi i Onix:

Siç raportuam më herët, tanimë është arritur marrëveshja me portierin Visar Haxhijaj!

Visari është një emër i njohur dhe me përvojë në futbollin kosovar, ku ishte pjesë e shumë klubeve të Superligës. Ne i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë suksese në klubin tonë!

You may also like