Zyrtare: Granit Begolli largohet nga Vëllaznimi – jep dorëheqje

by admin
Spread the love

Granit Begolli është larguar nga pozita e trajnerit të klubit gjakovar, Vëllaznimi. Begolli ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga klubi me traditë në futbollin e Kosovës, raporton Insporti.com.

Begolli këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook, por që nuk ka bërë të ditur arysen e largimit.

Ish-futbollisti dhe drejtori i FC Prishtinës, është analist i përherëshëm në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV.

Vëllaznimi pas xhiros së shtatë në Ligën e Parë të Kosovës (Grupi A) ndodhet në pozitën e parë me 17 pikë të tubuara, dy më shumë se Trepça ’89 që ndodhet e dyta. /Insporti.com/

Postimi pa ndërhyrje i Granit Begollit në Facebook:

Përshendetje të gjithve,

Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falemnderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate.

Mirupafshim Gjakovë! 

You may also like