Zyrtare: Gliha largohet nga drejtimi i Kosovës

by admin
Spread the love

Primoz Gliha është larguar nga posti i përzgjedhësi te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës me anë të një njoftimi të lëshuar në uebfaqe, shkruan lajmi.net.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha”.

“FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e shtëpisë së futbollit të Kosovës.

Slloveni Gliha u emërua trajner i përkohshëm i Kosovës, pas shkarkimit të Giresses./Lajmi.net/

You may also like