Zyrtare: Diego Martinez është trajneri i ri i Espanyol

by admin
Spread the love

Diego Martínez është emëruar trajneri i ri i Espanyol. Ka qenë vetë klubi spanjoll që ka dhënë njoftimin në faqen e vet zyrtare.

Trajneri i ri do të jetë në krye të skuadrës nga Barcelona për dy vitet e ardhshme, pasi klubi dhe tekniku kanë firmosur një marrëveshje që i lidh bashkë deri në 30 qershor të vitit 2024.

Diego Martínez ka drejtuar disa ekipe në Spanjë, mes të cilave spikasin Granada dhe Osasuna. / Oversport.tv

Foto: RCD Espanyol de Barcelona Twitter

You may also like