Zyrtare, Cancelo rinovon me Cityn: Ky klub më ka çuar në një tjetër nivel

by admin
Spread the love

Joao Cancelo ka rinovuar kontratën e tij me Manchester City edhe për dy vite të tjera. Mbrojtësi portugez ka nënshkruar kështu një marrëveshje që do ta mbajë atë të lidhur me “qytetarët” deri në verën e vitit 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një komunikate zyrtare. Në të jepeshin detaje mbi marrëveshjen, si dhe fjalët e para të mbrojtësit pas marrëveshjes së re.

“Manchester City është një klub fantastik, kështu që jam jashtëzakonisht i lumtur që kam nënshkruar këtë marrëveshje të re”, tha ai.

“Lojtarët e Cityt kanë gjithçka që u nevojitet për të arritur potencialin e tyre të plotë, me ambiente të mahnitshme, bashkëlojtarë të klasit botëror dhe një trajner të jashtëzakonshëm që na shtyn çdo ditë.

Nuk ka asnjë vend më të mirë për të luajtur futboll dhe është kënaqësi të punosh këtu. City i ka çuar performancat e mia në një tjetër nivel”.

You may also like