Zyrtare: Arjan Peço zëvendës trajner i Nice, do të jetë në stafin e Favre

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare. Arjan Peço ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij pasi është zyrtarisht zv.trajneri i Nice në Francë. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi francez me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të u zyrtarizua fillimisht trajneri i ri i Nice që do të jetë Lucien Favre. Ky i fundit do të zëvendësojë të larguarin Christophe Galtier që me shumë gjasa do të marrë drejtimin e gjigantëve të PSG.

Ndërkohë që në stafin e tij, Favre do të ketë edhe trajnerin shqiptar Arjan Peço. Ish-lojtari i ekipit kombëtar ka trajnuar më parë moshat e Baselit në Zvicër, ndërsa tashmë është gati për aventurën e tij të re në Ligue 1. /oversport.tv

Foto: ogcnice.com

You may also like