Zvicra neutrale “dëshiron luftë” – Shqip

by admin
Spread the love

Zvicra dëshiron të marrë pjesë në projektin e përbashkët të mbrojtjes ajrore të Bashkimit Evropian të quajtur “European Sky Shield”, njoftoi qeveria helvete.

Shtohet se kritikët thonë se ky vendim është i papajtueshëm me traditën e kahershme të neutralitetit ushtarak zviceran.

“European Sky Shield” është një projekt i mbrojtjes ajrore që, pas fillimit të pushtimit të hapur rus të Ukrainës në vitin 2022, u projektua nga Gjermania me qëllim forcimin e sistemit evropian të mbrojtjes ajrore, sipas Reuters.

Ministrja zvicerane e Mbrojtjes Viola Amherd duhet të nënshkruajë një deklaratë synimi që vendi i saj t’i bashkohet këtij projekti gjatë një takimi të ardhshëm me kolegët nga Austria dhe Gjermania.

Përafërsisht 17 shtete evropiane kanë aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në projektin “Mburoja e qiellit evropian”, ndër to janë Gjermania, Britania e Madhe, Finlanda dhe Suedia, shtojnë agjencitë. /tesheshi.com/

You may also like