Zvicra dhe Maqedonia e Veriut po punojnë bashkërisht më ngushtë për migracionin

by admin
Spread the love

Në të ardhmen, Zvicra dëshiron të intensifikojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fushën e migracionit. Këshilltarja federale Karin Keller-Sutter dhe ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, kanë nënshkruar një deklaratë përkatëse të synimit

Zvicra ka lidhur partneritete për migracionin me gjithsej tetë vende, katër prej tyre me vendet e Ballkanit Perëndimor. Tani ka një shtet tjetër: Këshilltarja federale Keller-Sutter dhe ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, miratuan të hënën në Bernë një deklaratë të qëllimit, siç njoftoi Departamenti i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP), informon portali Shtegu.

Konkretisht, të dy vendet duhet të zgjerojnë bashkëpunimin në parandalimin e migrimit të parregullt, ripranimin dhe promovimin e migracionit të rregullt. Sipas FDJP, Ballkani Perëndimor luan një rol qendror në migrimin për Zvicrën dhe Europën. Përveç Greqisë, emigrantët bëjnë përpjekje të kalojnë në Europën Perëndimore përmes Maqedonisë së Veriut, nga itinerari ballkanik. Me rritjen e fundit të flukseve migratore janë shtuar edhe sfidat për vendin, thonë ata.

You may also like