Zvicerani qëllon me pushkë kosovarin që të ketë qetësinë e tij

by admin
Spread the love

Një zviceran 38-vjeçar, të hënën pasdite është paraqitur para Gjykatës Penale në Lucern, për shkak se plagosi një 21-vjeçar me një të shtënë nga pushka e tij në Ebikon LU në korrik të vitit 2017. Atij i kanosen shtatë vjet burg

Ai donte të kishte pak qetësi dhe qëlloi një kosovar me pushkën e tij. Për këtë, një zviceran (38) duhet të përgjigjet para Gjykatës Penale në Lucern.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 14 korrikut 2017 në një kantier shkolle në Ebikon, ku po qëndronin adoleshentë dhe të rinj. Ata po flisnin, pinin dhe dëgjonin muzikë, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton portali Shtegu. Zhurma e ka shqetësuar të pandehurin që banonte aty pranë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i kishte thënë të dashurës së tij në një moment të mëhershëm se do të “qëllonte” për shkak të shqetësimit të përsëritur të gjumit të natës. Mbrëmjen e kësaj të premteje, zvicerani i atëhershëm 34-vjeçar e bëri këtë pasi me sa duket pa dy burra teksa urinonin në murin e palestrës.

Me armën e tij të rregullt ushtarake, një pushkë sulmi 90, ai shënjestroi nga një distancë rreth 45 metra nga ballkoni i tij. Me këtë rast, ai qëlloi një kosovar 21-vjeçar. I plagosuri në pjesën e sipërme të trupit është dashur të dërgohet në spital.

Pasi dëgjoi një britmë, ai i dërgoi të dashurës së tij një mesazh në ëhatsApp (“e bëra një marri”). Më pas ai shkoi në ndërtesën e shkollës me një çantë me fasha. Ai e vendosi të plagosurin në një pozit ëtë përshtatshme dhe u largua sërish. Ndërkohë në vendngjarje arritën punonjësit e ndihmës mjekësore dhe policia. Pak më pas pasoi arrestimi.

Sipas deklaratave të tij, në kohën kur është gjuajtur, i akuzuari mund të ketë pasur problem me pijen, siç thuhet në aktakuzë. Në mbrëmjen e krimit, ai piu pesë kanaçe gjysmë litri birrë në stomak bosh dhe konsumonte lëndë narkotike. Pas arrestimit, ai e ka pranuar veprën.
Akuzat janë vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe kanosje e shumëfishtë për jetën. Prokuroria Publike e Lucernit thekson se i akuzuari është një “qitës i aftë dhe i trajnuar”. Ajo kërkon një dënim me shtatë vjet burg.

You may also like