ZVICËR – Rritet shkalla e punësimit në tremujorin e dytë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 2 shtator /ATSH-DPA/- Shkalla e punësimit në Zvicër ka shënuar një rritje në tremujorin e dytë, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave.

Shkalla e punësimit, ose numri i vendeve të punës u rrit në 5,316 milionë në tremujorin e dytë nga 5,273 milionë në tremujorin e parë.

Punësimi total është rritur me 3,2% në terma vjetore dhe me 0,7% në tremujorin e dytë.

Të dhënat treguan gjithashtu se totali i vendeve të lira të punës u rrit me 45,5% krahasuar me 1.27 milionë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

“Numri i vendeve të lira të punës u rrit si në sektorin dytësor ashtu edhe në atë terciar me përkatësisht 44,3% dhe 45,9% në tremujorin e qershorit”, tha agjencia.//a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like