ZVICËR – Referendum për shpërndarjen e subvencioneve shtetërore për kompanitë mediatike

by admin
Spread the love

GJENEVË, 13 shkurt /ATSH-DPA/- Të dielën në Zvicër do të mbahen katër referendume, njëri prej të cilëve do t’u kërkojë votuesve të vendosin nëse kompanitë mediatike duhet të marrin subvencione shtetërore.

Sipas propozimit, botuesit do të merrnin mbështetje për shpërndarjen e gazetave dhe revistave, ndërsa media online do të merrte para menjëherë sipas kushteve të caktuara.

Publiku zviceran ishte i ndarë për këtë çështje në sondazhet e fundit.

Në një referendum tjetër, votuesit po pyeten nëse duhet të vendoset një ndalim më i rreptë i reklamimin të duhanit. Kjo ka të ngjarë të miratohet, sipas sondazheve.

Propozimi i tretë, një ndalim radikal i testimit të kafshëve, mendohet të jetë një kauzë e humbur.

E njëjta gjë pritet edhe për heqjen e propozuar të taksës së pullës, një taksë që paguhet nga kompanitë kur emetojnë aksione ose rrisin kapitalin e vet. Përkrahësit e idesë thonë se kjo do të nxiste investimet.

Qendrat e votimit janë caktuar të mbyllen në orën 12:00 (11:00 GMT). Megjithatë, më shumë se 90% e votuesve tani marrin pjesë me postë.

Pjesëmarrja në referendumet zvicerane rrallë i kalon 60%. Rreth 5.4 milionë persona kanë të drejtë të votojnë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like