Zveçanasit s’e duan opozitën e Vuçiqit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Tre përfaqësues opozitar nga Beogradi zbarkuan në Zvecan, të martën.

Prezenca e Aleksandar Jovanoviq, lider i Lëvizjes Ekologjike në Serbi, Mirosllav Aleksiq nga Partia Popullore dhe Danijela Nestoroviq, deputete në Parlamentin e Serbisë, ngjalli reagime te protestuesit.

Megjithatë ata thanë para gazetarëve se kanë ardhur në komunën veriore vec për tu solidarizuar më gjendjen e popullit serb.

Mirosllav Aleksiq nga Partia Popullore tha se e ka obligim që të përfaqësojë qytetarët nga Kosova dhe nga çdo pjesë tjetër e Serbisë.

Deputetja Danijela Nestoroviq, as këtu nuk e la anash opozitarizmin pasi kritikoi presidentin serb Aleksander Vuciq, për menaxhimin e situatës së krijuar në veri.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like