Zonja e Parë e SHBA-së në kurorëzimin e Mbretit Charles III pa Biden! Takim me bashkëshorten e Sunak në “Downing Street”

by admin
Spread the love

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden do të takohet me bashkëshorten e kryeministrit Akshata Murty për herë të parë në “Downing Street”, më vonë gjatë ditës së sotme, përpara se të marrë pjesë në kurorëzimin nesër.

Zonja Biden është në Mbretërinë e Bashkuar për të përfaqësuar SHBA-në, por presidenti është përballur me kritika të forta për mungesën e prezencës.

Para fluturimit të saj dje, zonja Biden shkroi në Twitter: “U nisa për në Mbretërinë e Bashkuar për kurorëzimin e mbretit Charles III – i pari në 70 vjet! Është një nder të përfaqësosh Shtetet e Bashkuara për këtë moment historik dhe të kremtosh marrëdhënien e veçantë mes vendeve tona”.

Zonja Biden, e cila po udhëton me mbesën e saj Finnegan Biden, do të angazhohet në një diplomaci të butë përpara ngjarjes së madhe në Londër.

Ajo do të kalojë një pjesë të ditës së sotme në “Downing Street” për t’u takuar për herë të parë me zonjën Murty. Më pas, ata do të takojnë veteranët dhe familjet e tyre që marrin pjesë në një program shëndetësor dhe mirëqenieje.

Dhe më vonë do të vizitojnë një shkollë që po pret një ngjarje në lidhje me kurorëzimin. Zonja Biden do të vizitojë gjithashtu ambasadën amerikane për të përshëndetur stafin dhe familjet e tyre përpara se të përfundojë ditën e saj me një pritje të Mbretit në Pallatin Buckingham.


Top Channel

You may also like