Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike Tetovë: Nuk jemi përgjegjës për dështimin e investimit te kompania për prodhimin e veturave elektrike

by admin
Spread the love

Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës ka reaguar në lidhje me falimentimin e kompanisë “E-GO” nga ku thonë se distancohen në çdo formë dhe mënyrë nga dështimi i investimit në fabrikën për prodhimin e veturave elektrike në këtë zonë.

“Tashmë kur të gjitha informacionet janë publike në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe të dorëzuar për falimentimin e kompanisë
“E-Go” në Gjermani, njoftojmë opinionin publik se mosrealizimi i këtij projekti dhe adresa e këtij dështimi është te kompania “E-Go” dhe pronarët e saj.

Kemi mirëkuptim për fushatën parazgjedhore dhe nevojën për përfitime politike ditore nga të gjitha palët, megjithatë duhet patur kujdes se çdo tentim për njollosjen e kësaj zone paraqet baltosje të punëdhënësit më të madh në Rajonin e Pollogut dhe më gjerë si dhe baltosja e 2.500 të punësuarve dhe familjeve të tyre që sigurojnë ekzistencën dhe mirëqenien e tyre në Zonën Ekonomike të Tetovës”, thonë nga ZZHIT.

Shprehim keqardhje, shtojnë nga atje, për mosrealizimin e këtij projekti. Çdo mesazh i gabuar e tendencioz krijon pasoja negative për investitorët potencial dhe mbi të gjitha për investitorët ekzistues. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe shpresojmë se do ta transmetoni këtë informatë në mënyrë të saktë dhe korrekte.

MARKETING



You may also like