Zona e Lirë Ekonomike e Tetovës “zonë e ndaluar” për ndërtuesit dhe administratorët nga Tetova

by admin
Spread the love

Janë dhjetëra miliona euro që nga kompanitë e jashtme, përmes ndërtimeve të objekteve në zonat ekonomike të Tetovës, përfundojnë nëpër arkat e firmave të Shtipit, Velesit, e tjera. E kur vjen fjala tek kompanitë vendase të ndërtimit, për të cilat edhe duhet të jetë levërdia e zonave ekonomike, të njëjtat ose rregullojnë vetëm “trotuare e parqe” ose nuk fitojnë asnjë lloj pune nga ana e kompanive që realizojnë punimet.

Si për çudi, edhe pse zonat e lira ekonomike bëhen pikërisht për të pasur leverdi treva ku ato ndërtohen, kjo gjë në Tetovë nuk ndodh. Por levërdia më e madhe me ndërtimin e objekteve të firmave të huaja që locohen në zonën e lirë ekonomike të Tetovës, përfundon tek kompanitë maqedonase të ndërtimit ( nga Maqedonia Lindore se po të ishin nga Tetova nuk do të ishtë problem edhe të ishte maqedonase). Edhe pse kanë reaguar disa herë, kompanitë vendore të ndërtimit nuk përfillen as nga Ministria e Ekonomisë e as nga ajo e Financave, ndërsa arsyetimet janë shpesh banale, duke iu dhënë kompanive vendore punimet e lartë përmendura. I tillë është edhe rasti i fundit me kompaninë gjermane, ndërtimin e fabrikës të së cilës e bën sërish kompani e Maqedonisë lindore, ndërsa kompanitë tona as që mund të marrin erë në këto mjete që sipas dedikimit që kanë zonat ekonomike, do duhej të përfundojnë tek kompanitë vendore të ndërtimit, bashkë me shtimin e numrit të të punësuarve.

Një pronar i një kompani nga Tetova, i cili nuk deshi që të bëj publik identitetin e tij, thotë se, marria më e madhe është se, këto firma maqedonase që përfundojnë duke ndërtuar objektet e fabrikave që ndërtohen në zonat ekonomike në Pollog, kanë dhjetëra të punësuar, për dallim prej kompanive vendore, numri i punëtorëve të të cilave është shpesh më i madh se 150 të atillë dhe kanë një kapacitet të fuqishëm kuadri profesional dhe punonjës ndërtimi. Që fatkeqësia të jetë edhe më e madhe, këto bllokime të kompanive tetovarë të ndërtimit, ndodhin pikërisht në kohë të krizës energjetike dhe asaj ekonomike, kur edhe përkundër zvogëlimit të kapacitetit të punëve, kompanitë gjigante të ndërtimit në Tetovë, nuk lëshuan nga puna asnjë të punësuar. Në mungesë të kujdesit të Ministrisë së Ekonomisë nga bizneseve tetovarë, drejtuesit e kompanive thonë se do reflektoj edhe me lëshime nga puna të shumë punëtorëve në lëminë e ndërtimit, sepse mundësitë për të mbijetuar janë zëri, sidomos kur në vendin tonë, lejohet që, punët ndërtimore në Pollog të vijnë e ti kryejnë kompanitë maqedonase nga Lindja e shtetit, ndërsa firmave tona të ndërtimit tu jepet punë minore, dhe aq të vogla, në krahasim me investimet gjigante dhjetëra miliona eurosh që bëhen për ndërtimin e firmave të huaja që zgjedhon të ndërtojnë fabrikat në Zonën ekonomike në Tetovë Zhelinë e gjetiu në Pollog.

Poashtu edhe firmat e huaja që operojnë në Zonën Ekonomike në Tetovë në pjesën e administratës së kualifikuar ku kërkohen ekonomist, jurist, IT programera etj etj vijnë nga Shkupi. Ata kanë rroga të majme me mbi 1.000 eu dhe vetura zyrtare, ushqim dhe telefon të paguar.

Një ekonomist shqiptarë me shumë përvojë nga Tetova njohës i shkëlqyer i kontabiliteti dhe financave tregon për portalin tonë se ka shkuar për të aplikuar për punë si udhëheqës i departamentit ekonomik para disa vitesh por ai as që është thirrur në intervistë dhe në mënyrë jozyrtare i është bërë e ditur se ato vende nuk janë për “ju”.

Në kompanitë në Zonën Ekonomike të Tetovë mund të punësohesh vetëm si punëtor krahu por edhe aty numri i shqiptarëve është i vogël dhe shqiptari nuk mund të bëhet as përgjegjës i ndonjë grupi të punës, reparti apo të ngjajshme. Që të jetë akoma më tragjike flitet se një parti maqedonase që ka qenë në pushtet kur është hapur fabrika punëson përmes linjës partiake dhe avancon poashtu përmes linjës partiake sot e kësaj dite.

You may also like