ZNAM ka raporte korrekte me të gjitha partitë, përfshirë edhe ato nga blloku shqiptarë – Shqip

by admin
Spread the love

Nebojsha Zaharievski i cili është bartës liste në Njesinë Zgjedhore numër 6 nga partia ZNAM deklaroi në emisionin Klan Direkt se kanë raporte korrekte me partitë shqiptare mirëpo nuk përmendi ndonjë bashkëpunim të mundshëm.

Ai shtoi se si parti do të ofrojnë program serioz dhe jo vetëm populizëm.

“Kemi raporte korrekte dhe me partitë shqiptare, edhe pse atje shohim se tanimë kemi dy blloqe shqiptarë edhe në atë pjesë. Ka edhe në bllokun shqiptarë polikanë që janë në listën e zezë amerikane me të cilët realisht nuk mund të synojmë diçka europiane, sepse ne jemi kundër nepotizmin, klientelizmit e fenomeneve të tjera, ndaj çdokush që ka pikëpamje serioze ne e vlerësojmë, e jo të krijojmë ide populiste”, tha Zaharievski.

Zaharievski shtoi se ZNAM është parti e hapur jo vetëm për maqedonasit por për të gjitha bashkësitë etnike.

“Ne garojmë vetëm sepse kështu e kërkuan qytetarët dhe ky është vendimi ynë. ZNAM është e hapur për të gjithë qytetarët përfshirë edhe shqiptarët, turqit, romët epo edhe etnitë e tjera, Bashkëpunimi ynë me ndonjë subjekt tjetër politik varet nga ajo se sa do të pajtohen me platformën tonë politike që do ta ketë çdo parti maqedonase apo shqiptare pas zgjedhjeve, nëse pranon dikush, ne bashkëpunojmë, nëse jo, ne rrimë edhe opozitë”, deklaroi Zaharievski. /tvklan.mk

You may also like