Zlatan në konferencën për media të Suedisë: Kënaquni sa jam në fushë, sepse Ibrahimovicin nuk do ta shihni më

by admin
Spread the love

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic në konferencën për media para ndeshjeve të play-offit të Kupës së Botës, tha se tifozët suedezë nuk duhet të presin shumë prej tij në play-offin e Kupës së Botës dhe se ai është “në panik” pasi do të pensionohet.

“Kënaquni sa jam në fushë, sepse nuk do të shihni diçka të tillë. Elangën do ta shihni, e them me gjithë respektin, por Ibrahimovicin nuk do ta shihni më, ndaj kënaquni sa të keni mundësi”

Ibrahimovicit iu bashkua në konferencën për shtyp sulmuesi 19-vjeçar i Manchester United, Anthony Elanga, babai i të cilit, Joseph Elanga, ishte bashkëlojtar i Zlatanit në Malmo në vitin 2000-1.

Sulmuesi 40-vjeçar është i suspenduar për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës kundër Republikës Çeke të enjten, por, nëse Suedia fiton, mund të bëjë rikthimin e tij kundër Polonisë.

/Insporti.com

You may also like