Zjarri kaplon një shtëpi në Strumicë, humb jetën një person – Shqip

by admin
Spread the love

Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmë pas orës 20:00 në një shtëpi në rrugën “Pirinska” numër 26 në Strumicë.

Sipas informacioneve nga Brigada e zjarrfikësve në Strumicë, personi i cili ka humbur jetën nga zjarri ishte pjesëtar i familjes që jetonte në shtëpi dhe për momentin nuk dihen shkaqet e tragjedisë.

“Zjarri është raportuar në orën 20:16 dhe në shuarje kanë marrë pjesë tre automjete të zjarrfikësve dhe 9 zjarrfikë. Zjarri është shuar për një orë, por fatkeqësisht një person ka mbetur i vdekur në të”, njofton komandanti i zjarrfikësve të Strumicës, Aleksandar Gudev.

Për momentin trupi i pajetë i të ndjerit ende nuk është nxjerr, ndërsa ekipet e Zjarrfikëses së Strumicës dhe policia janë duke e kontrolluar vendin e zjarrit.

You may also like