Zjarret në Kanada, tymi arrin në SHBA – Shqip

by admin
Spread the love

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë brenda në shtëpi

Pas Evropës, tymi nga zjarret në pjesën lindore dhe perëndimore të Kanadasë ka arritur edhe në SHBA. Miliona amerikanë kufizuan aktivitetet në natyrë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit.

Tymi mbuloi New Yorku-n, New Jersey-n, Pensilvaninë, Uashingtonin, por edhe disa pjesë të Karolinës së Veriut. Autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në këto zona, veçanërisht fëmijëve, të moshuarve dhe atyre të prekur nga sëmundjet e frymëmarrjes, të qëndrojnë brenda ose të mbajnë maskë nëse vendosin të dalin jashtë.

Kanadaja po përballet me zjarret më të rënda që janë shënuar ndonjëherë ku deri më tani kanë djegur 8 milionë hektarë.

Të mërkurën, pati 477 zjarre aktive, rreth gjysma e të cilave u konsideruan jashtë kontrollit, të përhapura nga Paqësori në brigjet e Atlantikut.

Klan News

You may also like