Zinchenko: Do të shkoja të luftoja për Ukrainën nëse marr ftesë

by admin
Spread the love

Oleksandr Zinchenko, një lojtar i Arsenalit dhe reprezentues ukrainas, tha në një intervistë për BBC se ai do të merrte armët për të luftuar për vendin e tij kundër rusëve nëse ftohet.

“Përgjigja ime për këtë është e qartë: do të shkoja në luftë. Është e vështirë të pranosh dhe të kuptosh që kam shkuar në të njëjtën shkollë dhe kam luajtur futboll në ring me njerëz që tani duhet të luftojnë në luftë. Është shumë e vështirë, por nuk mund të dorëzohemi. Sot, më shumë se kurrë, jam krenar që jam ukrainas dhe nuk do ta harrojmë kurrë atë që po na bëjnë”, u përgjigj lojtari i cili ka kontribuar në çdo mënyrë që mundet që nga fillimi i luftës dhe ndihmat monetare tashmë janë tejkaluar një milion euro.

Ëndrra ime është që kjo luftë të përfundojë shpejt në mënyrë që ne të rindërtojmë Ukrainën”, shtoi ai.

 

/GazetaBlic Sport/

You may also like