“Ziliqari i sajon, thashethemexhiu i përhap dhe idioti i beson”, Georgina nuk mban më

by admin
Spread the love

Georgina Rodríguez ka mënyrën e saj për të shuar zërat për krisje në marrëdhënien e saj me Cristiano Ronaldon.

Prej ditësh janë të shumta raportimet në shtypin rozë që supozojnë probleme në çiftin e famshëm.

Modelja argjentinase ka thyer heshtjen, duke përdorur rrjetet sociale.

Ajo e është mjaftuar me një shprehje të shkurtër, por të goditur, që, në fakt, i thotë të gjithë: “Ziliqari i sajon gënjeshtrat, thashethemexhiu i përhap dhe idioti e beson”

Georgina Rodríguez zakonisht nuk mohon asnjë informacion përmes rrjeteve të saj sociale. Mirëpo, në këtë rast thashethemet janë forcuar aq shumë sa partnerja e Cristiano Ronaldos ka bërë një përjashtim dhe ka dalë kundër gjithçkaje që publikohet për marrëdhënien e saj me lojtarin portugez që luan për Al Nassr në Arabinë Saudite.

Të mërkurën u shpërndanë shumë lajme që supozonin një zënkë të fortë me të bërtitura, pavarësisht se ishin përballë më shumë njerëzve që po shikonin skenën mes çiftit.

  Georgina tregon vendin më të çuditshëm  


Top Channel

You may also like