Zhvlerësohet sërish valuta ruse kundrejt dollarit amerikan

by admin
Spread the love

Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim të muajit tetor, pavarësisht një përmirësimi të lehtë ditën e sotme.

Tregtimi i një dollari amerikan me më shumë se 100 rubla në muajin gusht, e nxiti Bankën Qendrore të Rusisë që ta rrisë normën e interesit në 13 për qind. Në mëngjesin e sotëm, një dollarë amerikan është tregtuar me 99.41 rubla ruse, ndërsa një euro me 104.11 rubla.

Valuta ruse përballet me luhatje të mëdha çdo fillim të muajit, pas humbjes së një periudhe të favorshme tatimore, që përcillej me konvertim të të ardhurave të eksportuesve, për t’i kryer detyrimet financiare.


Top Channel

You may also like