Zhvilluesja e Google, Emma Haruka Iwao, llogarit vlerën e konstantes Pi deri në 100 trilionë shifra pas presjes

by admin
Spread the love
Duheshin thjesht më pak se 158 ditë për të kryer këtë llogaritje.

 

Zhvilluesja e Google Cloud, Emma Haruka Iwao dhe kolegët e saj pretendojnë se kanë llogaritur vlerën e konstantes Pi deri në një numër të ri rekord shifrash pas presjes.

Iwao thotë se ekipi ka llogaritur konstanten matematikore deri në 100 trilion shifra pas presjes dhjetore.

Iwao dhe ekipi i saj kishin vendosur më parë rekordin në vitin 2019, kur llogaritën me saktësi 31.4 trilion shifra pas presjes dhjetore.

Ky rekord është thyer disa herë që nga ajo kohë, duke përfshirë edhe rastin kur studiuesit nga një universitet në Zvicër llogaritën konstanten Pi deri në 82.8 trilion shifra pas presjes dhjetore vitin e kaluar – dy herë më shumë se sa arriti ekipi i Google disa vite më parë. Iwao dhe ekipi i saj po punojnë bashkë me Rekordet Botërore Guinness për të vërtetuar zyrtarisht arritjen e tyre si një rekord botëror.

Në një postim në blog, Iwao shkroi se gjetja e sa më shumë shifrave të konstantes matematikore Pi është një mënyrë për të matur përparimin e fuqisë llogaritëse të kompjuterave. Puna e Iwao përfshin edhe demonstrimin e asaj që është në gjendje të bëjë Google Cloud, kështu që nuk është për t’u habitur fakti që Iwao përdori pikërisht fuqinë e kësaj platforme për të kryer këtë llogaritje.

Në vitin 2019, llogaritja, e cila arriti të nxjerrë vetëm një të tretën e shifrave të rekordit të ri, zgjati plot 121 ditë. Këtë herë, llogaritja u krye për vetëm 157 ditë, 23 orë, 31 minuta dhe 7,651 sekonda, gjë që nënkupton se kompjuterët kanë punuar më shumë se dy herë më shpejt, pavarësisht se Iwao përdori “të njëjtat mjete dhe teknika”. Në total u përpunuan rreth 82,000 terabajt të dhëna.

Iwao gjithashtu vë në dukje se leximi i të gjitha 100 trilion shifrave me një ritëm prej një shifër në sekondë do të kërkonte më shumë se 3.1 milion vite për të përfunduar. Dhe, në rast se jeni kuriozë, shifra dhjetore e 100-triliontë e konstantes matematikore Pi është 0.

You may also like