Zhvilloi një nga ndeshjet më të mira me fanellën e Norwich – Rashica gëzoi fansin e ‘kanarinave’ pas përfundimit të ndeshjes

by admin
Spread the love

Milot Rashica ishte një nga më të mirët në barazimin 1-1 të Norwich Cityt kundër Crystal Palace.

Sulmusi nga qyteti i Vushtrrisë, tregoi një performancë fenomenale në takimin e djeshëm të vlefshëm për xhiron e 25’të në Premier Ligë, ku edhe pas ndeshjes u shpall lojtari i ndeshjes.

Golat nga Pukki (2′) dhe Zaha (60′) dhanë epilogun e fundit të takimit, duke vazhduar kështu formën e mirë që po kalon klubi i drejtuar nga Dean Smith, ku në gjashtë ndeshjet e fundit ka katër fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.

Pas përfundimit të ndeshjes, Rashica bëri një gjest fenomenal, duke gëzuar një tifoz të Norwich pas ndeshjes.

Ai ia dhuroi fanellën e tij që e përdori gjatë ndeshjes, një kujtim që nuk do ta harrojë kurrë ky tifoz.

Rashica në 20 ndeshjet e para zyrtare me Norwich Cityn, ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë. /Insporti.com/

You may also like