Zhvillohet java e fundit e kampionatit – Shqip

by admin
Spread the love

Me ndeshjet e javës së 10-të që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme përfundon faza 1 dhe 2 e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve, tanimë dihet se në fazën e play off-it ku do të vendoset se cila skuadër do të shpallet kampion pë sezonin 2023/2024 janë: Strumica, Rabotniçki, UGD Shtipi dhe Universiteti Tetovës. Në xhiron e 10-të që zhvillohet sot takohen: Vesna Probishtip-Liria (11:30), UGD Shtip – Rabotniçki (16:00), Strumica – Universiteti Tetovës (13:30), Vardari – Shkëndija (20:00), Makedonija Xhio – Susheva dhe Boreci – Janta Volej.

Tabela aktuale para xhiros së fundit ë është sa vijon :

Tabela me ekipet nga Faza 1: Strumica: 60 pikë, Rabotniçki 43, UGD shtipi 41 dhe Universiteti Tetovës 38 pikë.

Tabela me ekipet nga Faza 2: Shkëndija 39 pikë, Boreci 32, Susheva 27, Janta Volerj 14, Vardari 9, Makedonija Xhio 6 pikë

You may also like