Zhvillimet e bujshme nga SHBA, Edi Paloka: Nuk mund ta marrësh seriozisht akuzën për Aqif Rakipin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I ftuar në emisionin “Radari Informativ”, deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar shpalljen non grata të ish-deputetit Aqif Rakipi. Paloka tha se as Rakipi e as ata që janë mbrapa burgut nuk janë aq të rëndësishëm sa kryeministri Edi Rama.

Sipas tij Rama duhet të jetë ai që duhet shpallur non-grata.

Pjesë nga biseda:

Kemi zhvillime orët e fundit, siç ishte shpallja non-grata e Aqif Rakipit, çfarë komenti keni?

Paloka: Unë kam një koment vetëm, për mua kryekrimineli, ai që mban mbi supe të gjithë kusuret edhe të atyre që janë sot mbas hekurave të burgut ka vetëm Edi Rama. Gjithë të tjerat janë kot nëse Rama vazhdon të jetë aty.

Xhokaxhi: Edhe zoti Basha tha para parlamentit se ai e ka denoncuar shpesh këtë gjë?

Paloka: Nuk e ka thënë vetëm Lulzim Basha e kemi thënë të gjithë që Rama ka kaq vite që manipulon, blen dhe përdor çdo mënyrë tjetër për të mbajtur pushtetin me mënyra të jashtëligjshme. Rama i bënte gjitha këto. Të më thuash mua se Rakipi paska destabilizuar stabilitetin në rajon e kupton edhe vetë se s’mund ta marrësh kaq seriozisht. Të gjithë këta personazhe nuk janë asgjë pa shefin e tyre që ju lëviz telat dhe i komandon. Ka vetëm një njeri që duhet të jetë non-grata dhe pas hekurave ai është Edi Rama”, tha Paloka.

You may also like