Zhvillimet e bujshme në FSHF, Presidenti i UEFA ‘zbarkon’ të hënën në Tiranë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zhvillimet e ditëve të fundit në prag të zgjedhjeve në FSHF, kanë vënë në lëvizje UEFA-n dhe FIFA-n, ku të hënën do të zbarkojë në Tiranë për një vizitë zyrtare, e cila ka në protokoll edhe një takim me kryeministrin Rama, për këtë situatë të jashtëzakonshme, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Pak ditë më vonë mësohet se në kryeqytet do të zbarkojë edhe presidenti i FIFA-s, Giannii Infantino.

Pas ngjarjeve të fundit, të ndodhura UEFA dhe FIFA janë mobilizuar të vendosin limite për ndërhyrje të mundshme të politikës.

Aleksandër Ceferin dhe ai i FIFA-s, Gianni Infantino, do të kenë takim me Ramën dhe Dukën, por agjenda e plotë nuk është zbuluar.

You may also like