Zhgënjimi i trajnerit të Napolit: Nuk e di pse VAR-i nuk ndërhyn në këto nivele

by admin
Spread the love

Francesco Calzona është i zhgënjyer me eliminimin e Napolit nga Champions League. Trajneri i të kaltërve, pas ndeshjes, deklaroi:

“Ka zhgënjim sepse erdhëm këtu për të provuar të fitonim, por nuk ia dolëm. E nisëm shumë keq, humbëm shumë topa dhe lejuam shumë kundërsulme. Duke shkuar përpara ne rregulluam diçka, por me rezultatin 2-0 ishte më e vështirë të rikuperohej”.

Për kontaktin Cubarsì-Osimhen, Calzona ka lëtë opinion:

“Ishte një goditje dënimi, nuk e di pse VAR-i nuk ndërhyn në këtë nivel. Por ne patëm mundësinë të barazonim edhe me Lindstrom dhe do ta kishim rregulluar pak situatën. Pa dyshim që më vjen keq për penalltinë, sepse më dukej qartë”.

Për zëvendësimin e Politanos. “E zëvendësova Politanon sepse ai ishte i lodhur, doja ta mbaja Barcelonën në gjysmën e saj. Kisha lojtarë të freskët në pankinë. Matteo bëri një lojë të mirë.”

Mbi zëvendësimet: “Në fund solla disa sulmues të tjerë dhe humbëm kompaktësinë. Ky ekip ka nevojë për siguri, ne nuk kemi kohë të provojmë shumë gjëra.”


Top Channel

You may also like