Zhgënjen Korabi përballë Tërbunit, Oriku futet seriozisht në garë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përfundojnë 5 ndeshje të ditës së sotme në Kategorinë e Parë. Kjo e fundit është një ekskluzivitet i Tibo dhe Oversport.

Tërbuni triumfon ndaj Korabit me rezultatin e ngushtë 2-1, në ndeshjen më të rëndësishme të ditës së sotme. Tërbuni barazon me pikë këta të fundi te cilët mbeten në vendin e dytë pas kësaj disfatë.

Në Kavajë, Besa dhe Luzi ndahen në një barazim pa gola që të dyja i mban në mesin e tabelës. Burreli arrin të marrë një fitore duke mundur Tomorin më një rezultat të pastër 2-0. Thellohet kriza për këta të fundit që gjenden në vendin e parafundit.

Për Lushnjen mendon sulmuesi Brunild Pepa i cili shënon dy here duke mundur Turbinën e vendit të fundit me shifrat 2-0.

Oriku merr një fitore të lehtë përballë Apolonisë me rezultatin 3-0. Vendasit marrin fitoren e dytë radhazi dhe futen në garën për Superiore. /oversport.tv

 

BESA – LUZI 2008 0-0

TËRBUNI – KORABI 2-1
Shënues: Hysa 22′, Xhabrahimi (P) 29′ / Beshiraj 9′

BURRELI – TOMORI 2-0
Shënues: Ferruku 37′, Do Naskimento 81′

LUSHNJA – TURBINA 2-0
Shënues: Pepa 42′, 50′

ORIKU – APOLONIA 3-0
Shënues: Tahiraga (P) 42′, Dede 58′, Çukvuma 66′

                           

You may also like