Zhgënjejnë Dinamo e Vllaznia, nuk ka gola në “Elbasan Arena”

by admin
Spread the love

Nuk ka gola dhe as fitues në sfidën mes Dinamos dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Të dyja skuadrat kanë kërkuar suksesin, shkodranët kanë flirtuar më shumë me fitoren, por në fund Dinamo dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë.

Një barazim që nuk iu shërben shumë objektivave të skuadrave, pasi tashmë kryeqytetasit janë thuajse të rënë në Kategorinë e Parë, ndërsa shkodranët nuk kanë mundur që të kalojnë Kukësin në renditje dhe tashmë vënë në dyshim pjesëmarrjen në Kupat e Europës (nga kampionati), pasi diferenca me Partizanin e vendit të tretë është 3 pikë.

Dinamo jep sinjalin e parë me Haxhiun, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Vllaznia përgjigjet me Aralican, por portieri Simoni është në gadishmëri. Shkodranët rrisin presionin dhe i afrohen golit me Da Silvan, por sërish Simoni nuk lejon që topi të përfundojë në rrjetë.

Vllaznia dominon, madje pretendon edhe për 2 penallti, por gjyqtari Lata nuk është i këtij mendimi. Provon edhe Jonuzi në fund të pjesës së parë, por nuk arrin që të zhbllokojë këtë sfidë.

Edhe pjesa e dytë është nën diktatin e shkodranëve. Aralica në disa raste, Da Silva dhe Jonuzi shpërdorojnë dhe nuk arrijnë që të kalojnë Simonin. Edhe Dinamo ka shanset e saj me Reginaldon, por portieri Zogovic largon rrezikun nga porta e tij. Mbyllet pa gola një ndeshje e luftuar në Elbasan. / Oversport.tv

Shqipëri-Superiore / Java e 32-të

Dinamo-Vllaznia 0-0

You may also like