Zheji: Mungesa e Kosovës e bën çalamane bisedën në Ohër

by admin
Spread the love

08.06.2022 – 17:21

Analisti Artur Zheji ka komentuar në “Pikat mbi i” në News24 samitin e “Open Balkan” në Ohër dhe qëndrimet e shteteve të Ballkanit.

Duke u nisur nga letra e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Zheji tha se del dhe koncepti i vetëpërmbajtjes së tij.

“I tregon atij se është shumë i vendosur në luftën kundër korrupsionit.
Aty nuk flitet për interesat e qytetarit, por të lobeve. Kryeministrat janë të shqetësuar për të mbarështuar monopolet e biznesmenëve. Jo detyrimisht se interesat e qytetarëve përkojnë.

Disa argumente të panënvizuara qëllimisht. Stili i Albin Kurtit është një lloj stili si një lloj velloje. Nuk do përplasjen me Ramën se nuk do përplasjen me Shqipërinë.

Interesi i Kosovës nuk bëhet me Vuçiç. Vuçiç nuk e njeh Kosovën në asnjë dimension, nuk njeh asnjë dokument zyrtar. Liberalizimi i tregjeve është në favor të Serbisë, do mbyste tregun e Kosovës me mallra serbe. Fitimi do ishte në Serbi dhe këtu vllau nga Tirana i jep një dorë vllaut në Serbi, jo vllaut në Prishtinë”, tha Zheji.

Sipas tij, Rama bën diversionin që e tërheq Vuçiçin në marrëdhënie ballkanike, por se Vuçiç është më dinak dhe e përdor Ramën si mjeshtër kozmetike.

“Nuk besoj që Rama ka një marrëdhënie kaq të ngushtë me Vuçiç, por ndoshta mendon se e nisi disa vite më parë që do bënte diçka të bukur dhe pastaj megjithëse ka kohën kundra, luftën, megjithëse Vuçiç nuk u tregua fare europian me Ukrainën, vazhdon të jetë një vëlla i përzemërt i Putinit, si mund të jetë në një tavolinë me Albin Kurtin. Ndoshta Rama vazhdon me kokëfortësi të çojë përpara një iniciativë i bindur se po punon në dy nivele. Gjoja ky bën diversionin që e tërheq Vuçiçin në marrëdhënie ballkanike. Vuçiç është për fat të keq më dinak se Rama dhe përdor Ramën si mjeshtër kozmetike. Rama po i bën make-up-in rajonal Vuçiçit dhe po shërben më shumë interesave të Beogradit se të Prishtinës”, tha Zheji.

Lidhur me deklaratën e Escobar, ai deklaroi se ishte shumë e qartë dhe se do ketë mbështetjen amerikane kur të jenë të përfshira të gjitha vendet.

“Mosprania e Kosovës e bën çalamane këtë bisedë në Ohër. Nuk ka asnjë plan amerikan, është një teori konspirative për të mbuluar mbretin lakuriq.

Kim Mehmeti ka një qëndrim konstant për këtë gjë. Ai falënderoi Lavrov, sepse Lavrov në nervozizmin e fluturimit në Beograd, njollosi Open Balkan duke thënë se është nismë e tij. Duke bërë publike prapaskenën e lindjes spontane, apo lindjes në Tiranë të kësaj nisem. Open Balkan nuk dihet ku e ka nismën. E kemi situatën jo shumë mirë”, tha Zheji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



You may also like