Zhdukja e 2.1 milionë dollarëve ndihma nga FIFA dhe UEFA për FSHF në pandemi, Erion Veliaj nuk përmbahet ndaj Dukës

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu indinjatën e tij për mungesën e investimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit. Veliaj tha se FSHF ka marrë para nga FIFA, po ndërkohë investimet për sportin ne qytet bëhen vetëm nga Bashkia e Tiranës.

“Më thoni një fushë sporti që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në Tiranë? Nëse ti ke në buxhet 20 mln euro në vit dhe meqë në Tiranë jeton gjysma e popullsisë, gjysma e ekonomisë, atëherë do bëje edhe gjysmën e investimeve. Më thuaj një fushë në Tiranë. Edhe fushën e Laprakës e ka bërë bashkia.

Fushën e Kombinatit te “Betim Muço”? Edhe atë e ka bërë Bashkia. Fushën tek “Mihal Grameno”? Po ashtu, e ka bërë bashkia. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA paratë dhe ti rezulton se nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: ‘Po mirë more, ne jemi korrektë me aksionet tona, jemi korrektë kur i japim Tiranës 150 mijë euro si premio, kur fitoi kampionatin, pra po shpërblehet për merite, po ti?”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku vijoi më tej duke thënë: “E vetmja gjë që unë po kërkoj si kryetar bashkie dhe si njeri që ka investuar në sport – mjafton të shikosh faktin se sot ka 10 mijë femijë që shkojnë në këto palestra që janë hapur 24 orë – minimumi duhet të tregohen transparentë; këto parate e FIFA-s dhe të UEFA-s që ka marrë, ku shkojnë? Pse nuk u jepen trajnerëve tanë, pse nuk u jepen arbitrave tanë, pse nuk u jepen shoqatave që mbajnë fëmijët?”, nënvizoi Veliaj.

Duke ju referuar nje artikulli të publikuar në gazetën Panorama, ku theksohet fakti se fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare devijojnë apo zhduken rrugës dhe nuk ka transparencë, Veliaj tha se si kryetar Bashkie ka vëtëm një pyetje: “Ku shkuan fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit?”.

“Pashë sot në lajme denoncimin e Panoramës, per parate qe kishte dhënë FIFA për pagat e luftës. Po ju kujtoj se pati një debat të ashpër midis klubeve, federatës dhe qeverisë në kohën e pandemisë për këto pagesa. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA dhe ti rezulton që nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: Ku shkojnë këto para? Pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? 2 milionë euro ku u zhdukën? Pra, s’ke audit, nuk tregon produkt, zhduken paratë, po mirë more dikush duhet të përgjigjet?”, përfundoi Veliaj.

You may also like