Zhduket “Tina Turner” në Durrës, i ngelin vetëm këpucët

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Gati dy muaj pas vendosjes së statujave të katër yjeve të muzikës botëror në shëtitoren “Taulantia” në Durrës njëra prej tyre mungon.

Mësohet se bëhet fjalë për statujën e Tina Turner, të cilës i ka mbetur vetëm platforma me këpucët, ndërsa pjesa tjetër është hequr.

Mësohet se statuja është dëmtuar në rrethana ende të paqarta dhe për këtë arsye është spostuar në një vend tjetër me qëllim kthimin në gjendjen e mëparshme.

Në këto kushte qytetarët që ndalen aty për të shkrepur foto u mbeten alternativë vetëm statujat e Bob Dylan, Mick Jagger dhe John Lennon, sepse e vetmja femër e grupit tashmë i mungon kuartetit deri në restaurimin e saj./Klan News

 

 

You may also like